Astronautët po kthehen në tokë, u nisën në hapësirë në fund të majit

Dy astronautët amerikanë që u nisën në fund të majitdrejt hapësirës kanë nisur kthimin në tokë, pas misionit të tyre që shënoio njëerë të re në fluturimet hapësinore amerikane, të cilat ishin ndërprerë që prejvitit 2011.

Astronautëtamerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë nisur rikthimin në tokë pas misionittë tyre të nisur në fund të muajit maj.

Atakanë shkëputur kapsulën e tyre Dragon Endeavour nga stacioni hapësinorndërkombëtar për të filluar udhëtimin e kthimit.

Dyastronautët pritet të zbresin në brigjet e floridës dhe një ulje e suksesshmedo të thoshte që Amerika, është rikthyer në shërbim.

Kjoaftësi humbi kur vendi tërhoqi raketat e tij në 2011. Agjencia hapsinoreamerikane, Nasa, tha se partneri i saj tregtar, Space X, ka zgjedhur një venduljeje larg uraganit Isaias, që duket se do të përshkojë të dielën brigjetlindore të floridës.

Mjetete pritjes janë tashmë në vend, në floridën perëndimore. Janë mbushur 45 vite qëkur kapsula e fundit amerikane, me ekuipazh, u ul në oqean. Asokohe ishte njëkapsulë Apollo që u kthye në paqësor.

Dyastronautët, mbërritën në stacionin hapsinor gati dy muaj më parë. Nisja e tyrenë një raketë Falcon 9, të ofruar sërish nga space X, hapi një erë të re nëfluturimet hapsinore amerikane.

NASAka vendosur që të mos ketë më mjete transporti në orbitën e poshtme të tokës,duke zgjedhur ta blejë këtë shërbim nga partnerët komercialë. Kompania Space Xnga kalifornia, është ofruesja e parë e saj.

Pjesamë e madhe e mjeteve, përfshirë pjesë të raketës Falcon, janë të ripërdorshme.E kjo, sipas administratorit të NASA-s, jim bridestine, ka reduktuar kostot.Edhe kompania Boeing po ashtu po punon për shërbimin taksi drejt stacionithapsinor, por ka regjistruar disa vonesa pas disa problemeve në softëuere nëkapsulën e saj starliner.