Video/ Dj i njohur harron Covid-19, pështyn me “Jagermeister” mbi njerëzit në club

Stina e verës dhe vapa kanë bërë që të rinjtë edhe psenë kohë pandemie, të marrin pjesë në festa dhe “shkuma party”.

Festat ku nuk respektohen masat e marra ndajperhapjes së COVID-19 janë të shumta nëpër botë. Një ndër to e cila është bërëedhe virale në rrjetet sociale, është një party në një club veror në Spanjë, kuDj i njohur Fali Sotomayor shihet duke pirë“Jagermeister” dhe me të ka spërkatur turmën e njerëzve, që ishin aty për t’udëfryer.

Më pas ai i mbushte gotat me alkoolpjesëmarrësve në këtë festë. Ngjarja ka ndodhur në clubin OqeanitKokun në Torremolinos në Costa del Sol.

Pas këtij veprimi, Dj ka kërkuar falje dhe u shprehse ndihet i turpëruar për atë që kishte ndodhur.

“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, është shprehur Fali Sotomayor.