Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte mëe dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasojatë paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullaveprotestuan në Berlin.

Për shkaktë numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimii ekonomisë gjermane. "Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më edëmshme, se vala e parë.

"Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane „Rheinische Post" të shtunën.

EdheMichael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron ngavendosja e një "lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohetpër shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidentii sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi tek politika që tapengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë.

“Do tëishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmesnjë „lockdown" të ri", ka thënë Ohoven për grupin mediati, „FunkeMediengruppe".

“Edhe nëseshpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve,nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë", ka thënë ai.

Pasojatekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveriagjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilionë eurosh e kashpenzuar barutin e saj.

Protesta nëBerlin

Tështunën Instituti Robert Koch njoftoi për 955 infeksione të reja. Tendencaështë dukshëm në rritje, krahasuar me javët më parë.

Megjithatëjo të gjithë janë dakord me vazhdimin e masave kufizuese. Në Berlin u mblodhëntë shtunën disa mijëra vetë për të protestuar kundër politikës së qeverisëgjermane për pandeminë.

Policia ukërkoi pjesëmarrësve të respektojnë rregullat e distancës.

Një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve, dpa se ishin mbledhur rreth 10.000. vetë.

Një reporter i AFP-së ka bërë të ditur, se pjesëmarrësit në protestë nuk i respektuan rregullat e distancës dhe mbajtjes së maskës./ DW