Uragani në Florida mbyll plazhet dhe qendrat e testeve të Covid
Zona e Floridas në SHBA, një nga më të prekurat nga pandemia me 480 mijë raste të infektuarish, ka mbyllur qendrat e testimit për koronavirusin pas uraganit që goditi vendin këtë fundjavë. Patrullat policore kanë mbyllur edhe plazhet dhe restorantet në zonën bregdetare pas sinjalizimeve për dëme dhe shkatërrime të mundshme nga era e fortë.
Uragani Isaias ka goditur zonën e në Floridas në SHBAduke shkaktuar mbylljen e plazheve dhe të qendrave të testimit të popullatës përkoronavirusin.
Në Miami Beach, oficerët e patrullës ndaluan rojet tëhynin në zonën e plazhit pasi zona u bllokua për shkak të erërave të forta dhestuhisë tropikale nga Uragani Isaias.
Disa turistë u panë në një nga institucionet e paktaqë qëndronin të hapura, por shumica e restoranteve të zonës ishin të mbyllura..
Forcat e emergjencës janë penguar në përgjigjen etyre ndaj dëmeve të uraganit nga situata e pandemisë, ndërsa infektimet mekoronavirus në Florida kanë shkaktuar një nga shpërthimet më të këqija në gjithëvendin.
Sipas autoriteteve, Florida ka mbi 480 mijë raste të konfirmuara nga tëcilat dhjetëra mijëra të regjistruara vetëm në javën e fundit.
Autoritetet e emergjencës thanë se era e fortë eurgananit Isaias shkaktoi stuhi deri në 1.5 metër, duke sjellë rrezik për dëmenë gjithë zonën e prekur.
Guvernatori i zonës RonDeSantis paralajmëroi banorët të shtunën që të mos gënjehen nga dobësimi iuraganit pasi të dielën do të ketë dëme ndërkohë që erërat me shpejtësi 110 km/ orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve e Shteteve të Bashkuara do tëzhvendosen në bregun lindor të shtetit drejt Karolinës së Veriut.