Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arriturnë mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet ekoronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burimshqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë.

Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disalajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit sezhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.

Përherë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja meCovid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrittë rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigjenga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trumppër ta frenuar përhapjen e virusit.

"A mund të na ndihmoni të kuptojmë pseEvropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara poshohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?", pyetiligjvënësi demokrat James Clyburn.

"Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë,kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në faktatë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi tëmadhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind tëaktivitetit”, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i InstitutitKombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.Shtetete Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjene ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertëtparalajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masaveparandaluese.

"Ne nuk mund tëdalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi përkoronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendësonpërgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjerasi larja e duarve, dhe vendosja e maskës", tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari iDepartamentit të Shëndetësisë.

Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnëderi në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë përkoronavirusin mund të jetë e gatshme.

"Në fund të fundit, brenda një periudhekohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për njëvaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021", thaDr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe SëmundjeveInfektive.

Shtëpiae Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes sëPresidentit.

"Këto investime kritike në një vaksinëpër koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë eBardhë", tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Pordemokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruarndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.

"Republikanët thanë se donin të bënin njëpauzë. Virusi nuk bëri pauzë”, tha Kryetarja e Dhomës sëPërfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë./ VOA