Trump kërcënon se do të mbyllë aplikacionin Tik Tok
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruarse do të mbyllë aplikacionin Tik Tok.
Ndërkohë, menaxheri i përgjithshëm amerikan iTik Tok ka thënë se aplikacioni i ndarjes së videos në pronësi kineze është"këtu për një afat të gjatë".
Vanessa Pappas u tha përdoruesve të Tik Tok nënjë deklaratë video se stafi i saj po ndërtonte "aplikacionin më tësigurt".
Më herët Trump tha se ai së shpejti mund tënënshkruajë një urdhër ekzekutiv, pas shqetësimeve që aplikacioni mund tëpërdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.
Ndërkohë, Tik Tok nga ana e tyre mohon çdokontroll kinez.
Aplikacioni me rritje të shpejtë ka deri në 80milion përdorues aktivë mujorë në SH.B.A. dhe ndalimi do të ishte një goditje emadhe për firmën kineze ByteDance e cila e zotëron atë.
Nuk ishte e qartë menjëherë se me cilin autoritetTrump do të ndalojë Tik Tok, si do të zbatohej ai ndalim dhe me cilat sfidaligjore do të përballeshin.
Masa për të ndaluar Tik Tok vjen në një kohëtë tensioneve të ngritura midis administratës Trump dhe qeverisë kineze për njënumër çështjesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet tregtare dhe trajtimin ePekinit për shpërthimin e koronavirusit.