Koka: Zotit Ndroqi po i bëhet gjyq publik, i vetmi faj i tij është opozitarizmi me këtë qeveri
Përgazetarin, Bledian Koka, vendimi i sotëm i SPAK për sekuestrimin pasuror tëPresidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi është një përrallë e rrezikshme.
Iftuar në RTV Ora, Koka thotë se qeveria drejtësinë që e ka kopsitur si ka dashurvetë po e përdor si kamzhik ndaj kundërshtarëve.
Sipastij, i vetmi faj i zotit Ndroqi është se është në opozitë me këtë qeveri.
Aisjellë në vëmendje se në të njëjtën ditë që ndodh ky sulm ndaj RTV Ora dhe OraNews, ILD ka kërkuar përjashtimin nga sistemi të një gjyqtari në Korçë që kaliruar një të dënuar për jetë për vrasje.
Dhenë vend që të merremi me këtë problematikë, thotë Koka, i bëhet gjyqi publik njëpronari mediaje.
Bledian Koka: Në raport me Orën nuk ështëngjarje e re nëse do ti referohemi ngjarjes së dy muajve më parë. Ministrja eShëndetësisë "u çmend" dhe dha urdhër të mbyllet një televizion.Tanipër ta bërë fabulën më të besueshme publikuan sot një seri akuzash që i paskanhetuar në 9 ditë dhe paska arritur në përfundimin që Presidenti i Yldon MediaGroup qenka trafikant droge dhe si i tillë duhet ti sekuestrohen pasuritë. Kjo ështënjë përrallë shumë e rrezikshme.Sot kam parë instalimin hap pas hapi tëfashizmit.
Akoma pa u shqyrtuar provat, pa u marrëvendime nga strukturat që duhet të japin drejtësi një njeri bëhet kriminel,kontrabandist. Kur bien akuzat ai që paguan është populli shqiptar. Zoti Ndroqime të drejtë duhet të nisë të gjithë procedurat ligjore se e di që në këtë çështjenuk ka për të dalë gjë në dritë.
Nëse ka një njeri që i ështëbërë gjyq publik nga mëngjesi deri në darkë që kur ka vënë këmbët në media, ai ështëYlli Ndroqi.Të gjithë me gazetarë, qytetarë, politikanë, kushdo që nuk është pajtuar me punën e Ora News dheOrës tashmë i janë turrur dhe kanë dashur ta shqyejnë "mish për top"zotin Ndroqi. Kjo është Shqipëria fatkeqësisht.Nuk funksionon drejtësia, porfunksionojnë gjyqet publike.
Gjyqet publike kanëfunksionuar vetëm në komunizëm. Jemi gjoja në demokraci, por jemi në të njëjtatkushte ku njerëzit bëhen "mish për top" sipas interesave. Kur vimë tenjë pronar mediash, se zoti Ndroqi përveçse biznesmen është dhe pronar mediash,kemi biznesmenë sa të duash që kanë miliarda, toka, prona por nuk u hyn gjëmb nëkëmbë.
Sot në ditën që ka ardhur fletërrufeja për zotin Ndroqi, në të njëjtën kohë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar hetim ose përjashtim nga sistemi për një gjyqtar që ka liruar në Korçë një të dënuar me burgim të përjetshëm.Në vend që të merremi me këta gjyqtarë që lirojnë vrasës me pagesë sot kemi një pronar mediash në hetim që të vetmin faj që ka është se është në opozitë me qeverinë aktuale, e cila ka ndërtuar një sistem si ka dashur vetë dhe po e përdor si kamzhik ndaj kujdo që del në rrugë.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News