Sulmi ndaj Ora e Ora News, Abilekaj: SPAK është keqpërdorur keq, as sekretari Veliajt s'do e bënte

Në një intervistë për Ora News,analisti Enton Abilekaj e dënon mënyrën e ndjekur pas vendimit të SPAK përPresidentin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.

Kujtojmë që prej disa orësh,ambjentet e RTV Ora ishin nën "rrethimin" e forcave të FNSh-së dheRENEA.

Abilekaj thotë se kjo është njëpropagandë e rëndë dhe një presion politik dhe SPAK është keqpërdorur aq keqsaqë as sekretari i Erion Veliajt nuk do e bënte.

Abilekaj: Askush nuk e ka imunitetin e drejtësisë, as pronari i medias tuaj e as unë. Por duhet të jemi pjesë e një procesi të drejtë dhe jo të ndikuar politikisht. Nëse ne jemi pjesë e një procesi të drejtë le të dënohemi nëse kemi bërë diçka. Ama të bësh aksione spektakolare, të gjesh momentin më të papërshtatshëm, të çosh forcat speciale në derën e medias sikur aty ka kriminelë të fshehur që po luftojnë apo po bëjnë kontrabandë apo trafiqe, kjo është padyshim politike. Është një propagandim i një lufte politike nën emrin e luftës ndaj krimit të organizuar. SPAK është keqpërdorur aq keq, sa as sekretari i Erion Veliajt të ishte, do kishte dhënë dorëheqjen dhe nuk do ta bënte këtë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News