Sulmi ndaj RTV Ora, Abilekaj: Mban "erë" politike, iluzioni i SPAK-ut të pavarur ka rënë
Për analistin Enton Abilekaj, vendimi i SPAK për Presidentin e YldonMedia Group, Ylli Ndroqi është një rast i paprecedentë. Në një intervistë përOra News ai thotë se mënyra se si është proceduar në këtë rast, tregon qartë seSPAK është i ndikuar politikisht.
Ai thotë se SPAK është përdorur më keq se Prokuroritë e mëparshme, dheme këto vendime i bie dhe besueshmëria dhe kredibiliteti si institucion.
Abilekaj: Drejtësinë e gjykon Gjykata. Ne mund tëgjykojmë mënyrën se si drejtësia vepron. Në këtë rast është çudi se si kurmbaron sezoni mediatik dhe fillon ai turistik, gjendet ky moment i pushimittotal për tu sulmuar një pronar televizioni dhe nuk bëhet më parë. Kjo është njëpikëpyetje shumë e madhe. Së dyti, mënyra se si forcat speciale futen në njëtelevizion. Sekuestrot e një personi publik, ai nuk është një njeri në kërkimdhe nuk i shmanget drejtësisë. Ka një aktivitet të njohur. Jemi në kulmin e njëgjyqi me një funksionar të lartë të shtetit, kryetarin e Bashkisë së Tiranës.Erion Veliaj nuk paraqitet në gjykatë se nuk ka çfarë të thotë dhe papritur delSPAK për të sulmuar kundërshtarin e Veliaj. Këto 3 fakte tregojnë që ky procesnuk bëhet mbi baza të drejta. Nuk kemi të bëjmë me një veprimtari kundër krimittë organizuar. Z. Ylli Ndroqi ka 11 vite në televizion.
Mënyra se si ështëproceduar në këtë rast, tregon se SPAK ka bërë një punë që mban "erë"politikë të pastër. Është përdorur më keq se Prokuroritë e mëparshme por nukkanë vepruar kurrë në këtë mënyrë ndaj një pronari mediat. Iluzioni i SPAK-ut tëpavarur ka ikur shumë shpejt, ka rënë tashmë. SPAK nuk mund të funksionojë sisekretaria e Erion Veliajt. SPAK duhet të funksionojë sa për sy e faqe si ajo eKrimeve të Rënda. Çfarë ka bërë SPAK-u sot? Ka lëshuar urdhër-arresti për dy tëvdekur, ka nisur një hetim për një dosje. Dhe tani, atë që nuk e bëri dotIShISh-ja, mundohet ta bëjë SPAK-u me vullnetin e lirë për t'i bërë qejfin shefavetë tij.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News