Daci: Sekuestrimi i RTV Ora e Ora News mund të kthehet në një Beketi të dytë

“Ora mund të kthehet në një “Beketi  të dytë” thotë avokati i njohur Jordan Daciduke komentuar rastin e paprecedentë të sekuestrimit të televizionit RTV Oradhe Ora News sot me urdhër të SPAK.

Në një prononcim për Ora News Daci kujton se fatura që duhettë paguajë Agon Channel, gati 109 milionë euro ka ardhur pikërisht si pasojë eveprimeve të paligjshme të qeverisë.

"Nëse ndajkompanive të tjera mund të kemi një qasje krejt të ndryshme ndaj medias duhettë kemi një qasje tërësisht tjetër e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë endërhyjes në punë dhe vijën editorial që ka zgjedhur. Në këtë pikëpamje medianë përgjithësi është e sulmuar dhe fatura që po paguajmë për Beketin ka ardhursi pasojë e veprimeve të palgijshme që qeveria ka bërë ndaj medias, ndoshta dheOra Neës mund të kthehet në një Beket të dytë në raport me financat e këtijvendi".

Avokati Jordan Daci e quan të pajustifikuar praninë e forcave RENEA në ambientet e RTV Ora dhe Ora News. 

“Prania e forcaveRENEA është tërësisht e pajustifikuar. Tregimi i forcës është më shumë përshoë. Mund të shihet si presion ndaj stafit” argumenton Daci.

"Përadministrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuarAgjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnëaktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin ePasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara" shton ai.

Daci e quan një nga rastet më të vështira që do të ketë kjoagjenci për ta administruar.

"Administrimi është administrim financiar që të parandalojë pakësimin e pasurisë por kurrsesi nuk e ka kapacitetin dhe njohuritë teknike për të menaxhuar një grup kaq të madh dhe aq më pak të ndërhyjë në politikën e televizionit dhe atë editoriale.  Në këtë pikëpamje do të jetë një nga rastet më të vështira sepse personi që do të duhet të ngarkohet, më saktë duhet të ngarkohen disa persona. Kur ndodh kjo gjë praktika ka treguar se nuk ekzistojnë as aftësitë dhe as njohuritë e nevojshme për të bërë një administrim që nuk do të conte në dëmtimin e interesave të kompanisë derisa kjo çështje të zgjidhet nga shteti" përfundon Daci.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News