"Peshqit e mëdhenj" morën arratinë por SPAK merret me median, Shima: Rtv Ora dhe Ora News do fitojnë dhe mbi këtë presion
Dy prokurorët e SPAK që firmosën urdhë-arrestin për dy ish-komisionerët e dosjes '339' që kishin ndërruar jetë rezultojnë të njëjtët që kanë firmosur edhe urdhrin e sekuestros së pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe familjarëve të tij.
Një fakt i tillë u bë me dije nga Drejtori i Informacionit tëRtv Ora dhe Ora News, Brahim Shima.
"Urdhërarresti për dy komisionerët e vdekur është firmosur nga të njëjtët prokurorë qëkanë firmosur këtë urdhër sekuestrimit. Sa besim duhet të kem unë te këta?Vladimir Mara dhe Dritan Prençi".
Madje Shima tha se ka pikëpyetjetë mëdha sesi SPAK ka nisur një hetim kur nuk ka një procedim penal.
Duke e konsideruar një sulm të pastër politik, Shima u shprehi bindur që Rtv Ora dhe Ora News do të dalin fitimtarë edhe përballë këtijsulmi të radhës.
Shima gjithashtu garantoi se puna në dy televizionet do tëvazhdojë me të njëjtin ritëm duke qenë në krah të qytetarëve dhe të vërtetës.
Brahim Shima: Gazetarët do tëvazhdojnë të njëjtin ritëm pune. Puna do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet.Ashtu siç kemi qenë, do të jemi pranë të drejtës.Do të vazhdojmë të japim informacionejo vetëm mbi atë që po ndodh në Ora News, e përballuam presionin e parë dhe dota përballojmë dhe këtë. Ashtu siç pres të ketë edhe presione të tjera, zgjedhjetpo vinë. Një media që nxjerr të palarat e secilës palë askush nuk e do. Dovazhdojmë të jemi pranë shikueseve dhe të vërtetës.
Rtv Ora dhe Ora News, "peshqit e mëdhenj"!!!!
Brahim Shima: Ka prezencë të shumtë të forcave të policisë në hyrje të Rtv Ora dhe Ora News. Njerëz me maska dhe automatik, makina të shumta policie. Nuk besoj të ketë kaq prezencë edhe në raste kur ka vrasje. Nuk e prisja që të kishin këto pajisje, më bëhet qejfi, por po i përdorin ndaj medias. Si mund të marrësh një të ftuar dhe ti thuash hajde më fol për tendera, dhe ai sa të kalojë derën të shohë policinë, e konsideron veten të arrestuar. Ky është skandali më i madh. Dakord po heton individin zotin Ndroqi, por çfarë do të bëjnë këtu në televizion? Rrinë aty jashtë dhe kanë zënë hijen.
Është një hetim i nisur nga SPAK, ka nisur në korrik. Nxjerrin emrin e plotë, emrin e medias.Spektakël i madh mediatik.Pasi zoti Ndroqi doli nga policia, rezulton se makina që kërkojnë të sekuestrojnë është me kredi.Është skandal, e tepërt.
Sulmpolitik
Brahim Shima: Është i të njëjtës natyrë, në këtë rast është dhe më i keq, më i ndyrë. E njëjta formulë. Kemi paralajmëruar që institucione të ndryshme po keqpërdoren. Në rastin e parë u bë një tentativë për mbylljen e televizionit me dy gjoba rrufe.
Gjoba u tërhoq se ishte nonsens. Apeluam dhe e fituam.Tani vjen një tjetër proces, hetimi i zotit Ndroqi me akuza si i dënuar në Turqi. Por edhe vetë SPAK e pranon se bëhet për një të shkuar të largët. Hapin proces urgjent në një media në momentin që kemi një proces që ka nisur me zotin Veliaj.
Procesi gjyqësor Ndroqi-Veliaj është për shpifje sepse ka përdorur disa terma të SPAK dhe për këtë çështje e ka çuar në gjyq. Por s'mjafton, duhet të ndërhyjë dhe SPAK. Kë do të arrestojnë këta gazetarët apo të ftuarit? Prej kohësh kemi hequr kronikat e gatshme.
Censurimi imedias
Brahim Shima: Problematikë në Shqipëri është vetëcensurimi i gazetarëve.Në vend që të kemi mbështetjen e shtetit në raport me pronarin e medias, kemi shtetin kundër medias duke u bërë presion kompanive të reklamave. Shteti favorizon ato media që ka në krah duke i mbështetur me tendera pronarët.Kritika në Shqipëri po bëhet e pamundur, shumë gazetarë po kërkojnë azil jashtë se nuk ja dalin dot.
Nuk e di kur u kapën 613 kg kokainë kishte kaq polici apo jo, bëhet fjalë për media dhe televizion, me çfarë guximi të sjell policinë te dera? Heto.
Drejtësia e re, huqe të vjetra
Brahim Shima: Do ta fillojnë nga Ora News se Ora News firmos tenderat, ndan paratë, firmosen këtu! Zyrtarët, ministrat dhe kryetarët e bashkive janë të ndershëm. Prandaj SPAK ka ardhur te ne dhe nuk heton tenderat.Do të hetosh, merri të gjithë televizionet. Por ti e fillon njëanshëm kur ti je në një proces me Veliaj. Në rast se ky spektakël do të shuhet, do të kërkojë njeri falje? Se për Agon Channel nuk pati kërkim falje dhe fitoi gjyqin ai.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News