“Të mbyllë gojën”, ironizon Andi Bushati: Atë që po bën sot SPAK donte ta bënte Ministria e Shëndetësisë
Njësulm politik për t’i mbyllur gojën RTVOra dhe Ora News e ka quajtur edhe gazetari i njohur dhe analisti Andi Bushatifillimin e hetimeve nga SPAK ndaj presidentit të “Yldon Media Group” YlliNdroqi.
Nënjë status në “Facebook”, Andi Bushati kujton pikërisht sulmin e parë që iu bëvetëm pak kohë më parë RTV Orës ku iu kërkuatë mbyllej me pretendimin se nuk ishin respektuar masat antikovid.
“Në sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, për shkak të aktivitetit të tij si trafikant, nuk duhet harruar edhe një detaj i vogël. Atë që po bën sot SPAK, donte ta bënte pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbylljen e TV, pasi thërriste më shumë se dy vetë në studio”, ka shkruar Bushati.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News