Kina teston kapacitetet ushtarake
Kinasynon që paqen dhe stabilitetin në komb ta arrijë duke pasur një ushtri sa më tëfortë dhe moderne. Në javën e 93-vjetorit të saj, vendi ka demonstruarkapacitetet teknologjike të së ardhmes.
Ushtria kineze po kërkon në mënyrë konstante tëpërmirësojë aftësitë e veta për t'iu përgjigjur çdo situate të papritur në tëardhmen.
Në Pekin, autoritetet mbajtën të shtunënceremoninë e ngritjes së flamurit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare me rastin e93-vjetorit të formimit të saj në sheshin simbol të Tiananmenit.
Këtë fillimvit mijëra trupa vendëse dhepersonel mjekësor i ushtrisë u desh të shpërndahet në vatrat e sëmundjes sëkovidit-19 kur ajo shpërtheu në rajonin e Uhanit, dhe në muajin korrik, për tëkontribuar në lehtësimin e situatës prej përmbytjeve.
Për këto operacione u organizuan edhe forcatajrore, u vu në punë rrjeti hekurudhor për transportin e ushtarakëve dhe tëndihmave, por nuk u la pas as testimi i teknologjive më të reja.
Gjatë javës, flota ajrore demonstroifurnizimin me karburant të avionëve reaktivë në kushte errësire dhe në lartësinëmijëra metra nga Toka, një arritje që për vendin tregon gatishmërinë për skenarëtë zgjatur lufte.
"Duhettë jemi të zotët me përdorimin e armëve, të përmirësojnë aftësitë ushtarake nënivelin më të lartë dhe të përgatitemi për gjendje lufte në çdo kohë. Duhet tësigurohemi që sapo presidenti Shi Xhinping të japë urdhrin, menjëherë ne duhettë veprojmë, luftojmë dhe fitojmë."
"Nëvitet e fundit kemi tejkaluar vështirësitë me platformat ajrore dhe mefurnizimin në ajër të avionëve gjuajtës. Trupat tanë do munden me sukses që t'ipërmirësojnë kapacitetet e tyre luftarake edhe në kushtet e natës."
Pjesë e testimeve këtë javë ishte edhe katërsiluruesii Nançangut, një anije luftarake e shpejtë e klasit 10 mijë tonë, e cila përshkoimë shumë se 14 mijë nyja detare për të simuluar betejat reale.
Kina numëron më shumë se 2 milionë ushtarëaktivë, numër ky më i larti në botë, ndjekur nga India, SHBA-ja, Koreja eVeriut dhe Rusia me 900 mijë ushtarë aktivë.
Pekini thekson se epërsia e vet ushtarake do të shfrytëzohet në rast krizash për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e kombit.
