Vala e nxehtë përshkon Europën, temperaturat mbi 40 gradë Celsius në Spanjë, Itali, Gjermani
Masaekstreme të nxehti me origjinë nga Afrika kanë lëvizur këto ditë në Mesdhe e nëshumicën e kryeqyteteve të Europës Perëndimore. Nga nesër në disa prej tyre janëparashikuar të rikthehen reshjet.
I gjithë kontinenti europian po përshkohet nganjë valë ekstreme të nxehti me temperatura që kalojnë 40 gradë, në mesin errezikut nga një valë e dytë potenciale e koronavirusit.
Në Romë, autoritetet një ditë më parë udhëzuanfëmijët dhe të moshuarit të evitojnë daljet në orët e mesditës pasi termometrishënoi vlerën më të lartë të vitit.
Shumë qytetarë dhe turistë zgjodhën tëfreskohen në shatërvanët historikë të shpërndarë nëpër kryeqytetin antik.
"Romaështë e bukur por në orët e nxehta është e pamundur të lëvizësh përqark, ndajhumbet kohën në qytet."
"Mbasengaqë jam e dobët nuk e ndjej aq, por nxehtë është, dhe sa herë kur ulemizgjedhim vende me ajër të kondicionuar, me ajër të freskët."
Në Francë, të premten, me temperaturat mbi 42gradë Celsius, parisianët treguan se në rrethanat e pandemisë së kovidit të ri,maskat janë bërë një pengesë më tepër kur ato janë bërë të detyrueshme tëmbahen në publik me vendim qeverie për të shmangur infeksionet.
"Njerëzit me zor i mbajnë maskat kur motiështë i keq, ndërsa në një valë të nxehti si kjo, janë vërtet të padurueshme."
"Është e vështirë të marrësh frymë memaskë. I nxehti të merr frymën, tani janë edhe maskat."
Akulloret dhe pijet freskuese këtë fundjavëjanë bërë ndër produktet më të kërkuara edhe për turistët e banorët e Gjermanisë,ku temperaturat e larta shtuan radhët në plazhet e Hamburgut dhe pabet eMynihut e Berlinit, përpara reshjeve që janë parashikuar të bien ditën e diel.
I nxehti në Britaninë e Madhe nxori të premtenqytetarët në parqe me gjithë kufizimet prej koronavirusit, ndërsa në Spanjë, preferencae banorëve ishin brigjet në hije të liqeneve dhe lumenjve, për më shumë freskinë mesin e një vape mbytëse që mbuloi gjithë vendin.