OBSh: Koronavirusi, krizë që shfaqet njëherë në shekull, pasojat do t’i ndjejmë dekadat e ardhshme
Kreu i OBSh-së, TedrosAdhanom Ghebreyesus e ka cilësuar pandeminë e koronavirusit si një krizë qëndodh një herë në shekur por efektet e saj do të ndihen për dekadat e ardhshme.
Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetitpër Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muajmë parë.
Që prej evidentimit të rastit të parë në Wuhan, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e mbi 660 mijë personave në të gjithë botën.
Por pavarësisht pasojave të rënda që ka sjellë ky virus,Tedros shpreh me keqardhje se shumë persona në të gjithë botën kanë endedyshime mbi ekzistencën e këtij virusi.
“Shumështete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen meshpërthime të reja. Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tanipo përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve” – deklaroiai ditën e djeshme.