Berlini përfshihet nga protestat masive anti-covid: Fundi i pandemisë është ditë lirie

Berlini është kapluar nga protesta masive ku rreth17,000 njerëz morën pjesë në një tubim për të luftuar pandeminë ekoronavirusit.

Në protestë kishte banderola me mesazhe si“Teoria më e madhe e komplotit është një korona-pandemi” ose “Fundi i njëpandemie është një ditë lirie”, dhe mijëra protestues kërkuan heqjen e masavepër të luftuar përhapjen e infeksionit, siç janë respektimi i distancës socialeose bartja e maskave.

Protesta u ndërpre pasi policia ngriti njëankesë kundër organizatorëve për mos përmbushje të masave epidemiologjike.

Ndërsa, disa politikanë shprehën një mungesëtë mirëkuptimit për mbajtjen e protestave dhe treguan se për situatën aktuale epidemiologjikenë Gjermani janë të pafavorshme.

“Mijëraidiotë po festojnë në Berlin si një valë e dytë: pa maska, pa distancim. Ata jovetëm që kërcënojnë shëndetin, por edhe sukseset tona në luftimin e pandemisëdhe për të ringjallur ekonominë, arsimin e shoqërinë në përgjithësi. tëpapërgjegjshëm,” - tha Saskia Esken, presidenti iPartisë Social Demokratike në Gjermani (SPD) në pushtet.

Protestat në Berlin u shoqëruan me kundër-protesta nga aktivistë, të cilët tregojnë për lidhjen midis kundërshtarëve të masave pandemike dhe të djathtës ekstreme në Gjermani.