Covid-19, bilanc i zi në Meksikë, shteti i tretë në botë me numrin më të lartë të viktimave
Numri iviktimave nga koronavirusi në Meksikë është rritur në 46,700, duke e bërështetin latin të tretin në botë për bilancin më të rëndë të pandemisë, pasSHBA-së dhe Brazilit.
Meksika ka kaluar Britaninë e Madhe duke zënëvendin e tretë në botë për numrin e jetëve të humbura nga pandemia ekoronavirusit.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dheBrazilit që kryesojnë së bashku listën me mbi 245 mijë viktima prej kovidit,shifrat e përditësuara e çuan të shtunën në afro 46,700 numrin e personave qënuk mundën t'i mbijetojnë dot sëmundjes vdekjeprurëse në Meksikë.
Në 28 shkurt vendi latin raportoi tri rastet epara të diagnostikuara me kovidin-19, atëkohë të sapoardhur nga vatra europianeqë ishte Italia.
"Kuria kemi kaluar Londrës me aq shumë viktima tregon se do e kemi të vështirë tazbutim këtë pandemi që na ka goditur aq fort. Mundet vetëm të mbrohemi që tëmos ia përhapim njëri-tjetrit."
Me kalimin e muajve, masat e vonuara tëizolimit të popullsisë apo heqja shumë shpejt e kufizimeve të miratuara ngaautoritetet vendëse, ka bërë që bilanci i të prekurve në fundjavë të prekënivelin e 424 mijë personave.
Sipas zyrtarëve, harta e infeksionit me gjasëdo të zgjerohej po të rritej numri i testimeve.
Përhapjen e sëmundjes po e përshpejton edhemungesa e maskave, që shumë meksikanë i interpretojnë si një zgjedhje politike,joshkencore, dhe refuzojnë t'i mbajnë në publik.
Presidenti i vendit, Andres Manuel LopezObrador, ka këshilluar në mënyrë popullore që që virusi mund të shmanget me rëniennë peshë, me mënjanimin e fastfudeve dhe me pasurimin e botës shpirtërore.
Për të rrezik më i papërballueshëm për vendinmbetet korrupsioni, motivi i fushatës së tij elektorale.
"Edini kur do e mbaj maskën, kur të mos ketë më korrupsion. Ndaj të arrijmë marrëveshjepër t'i dhënë fund atij dhe fjalëve të kota, dhe pastaj do ta mbaj maskën.Megjithatë flaka e shpresës nuk është shuar ende, dhe jemi besimplotë se mundta kalojmë këtë situatë siç kemi bërë më parë me armiqësitë, epidemitë, përmbytjet,tërmetet."
Në 24 orët e fundit, virusi SARS-CoV-2 nëMeksikë u mori jetën 688 personave të tjerë.
Që pas shpërthimit në qytetin kinez të Uhanitdhjetorin e kaluar, kovidi i ri ka infektuar mbi 17 milionë e gjysmë persona në188 vende të botës, duke vrarë 680 mijë prej tyre.