Përkujtimi i Arben Zylyftarit, Meta: Lufta kundër krimit politik kusht për në BE
Për përkujtiminDëshmorit të Atdheut, Arben Zylyftari i cili u vra në krye të detyrës 20 vite mëparë, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
Përmes njëpostimi në Facebook ai shkruan se Policia e Shtetit duhet të jetë shembull irespektimit të ligjit.
Ai thotë selufta kundër drogës dhe banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësorpër integrimin europian.
Postimi i plotë:
Sot nderojmë me vlerësim, mirënjohje erespekt të thellë kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorit tëAtdheut, Kolonel Arben Zylyftarit, i cili ra në krye të detyrës 20 vite më parënë luftë me krimin.
Dita e sotme na risjell në vëmendjeqindra Dëshmorë të Policisë së Shtetit, që të udhëhequr nga ndershmëria,përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë qytetare e shtetërore, sakrifikuan jetën etyre për mbrojtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike, por edhe të vlerave e parimeve që duhet të udhëheqin cilindo që mban veshuruniformën e shtetit.
Është me rëndësi jetike që Policia eShtetit të jetë shembulli i respektimit të ligjit për t’u shërbyer me nder,përkushtim e dinjitet qytetarëve, duke u distancuar nga lidhjet me krimin,politikën dhe praktikat arbitrare.
Lufta kundër drogës dhe banditëve tëlidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian, dhe çdoneglizhencë do të ketë pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit!
Gjaku i Dëshmorëve të Atdheut, nuk dotë bëhet ujë dhe mbarë populli shqiptar do t'i kujtojë përherë me krenari erespekt Heronjtë e tij!