Tirane: Po lëvizte me bicikletë, 14 vjecarin e përplas makina, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë uregjistrua pasditen e sotme (2 gusht) në kryeqytet.

Një makinë, medrejtues shtetasin I.Z., përplasi biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14vjeç i cili për pasojë të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 në zonën e Farkës.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)