Kerry e Lavrov diskutojnë për Sirinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2013, 07:38
Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë, John Kerry dhe Sergei Lavrov, pritet të takohet sot në Paris për të diskutuar perspektivat e një konferenceje të paqes për Sirinë.Ministri i Jashtëm sirian Valid al-Moallem njoftoi të dielën se qeveria ishte e gatshme “në parim” që të marrë pjesë në bisedimet ndërkombëtare.Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të marrë pjesë opozita siriane.Opozita mbetet e ndarë mbi kontestet përçarëse dhe ndikimin e islamistëve, dhe ka përjashtuar negociatat me qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.Përfshirja e Iranit në takim gjithashtu nuk është e qartë. Franca refuzon një gjë të tillë.