Spaho: Rama nuk mund të ndalojë rrotacionin, do të përballet personalisht, po negocion largimin

Në një intervistë për Ora News, nën-kryetari i PD-së,Edmond Spaho tha se mazhoranca e ka prishur marrëveshjen e arritur në 14 janardhe të kodifikuar në 5 qershor.

Spaho u shpreh se Rama nuk pranoi të hapë listat 1005,por ai donte vetëm të ndalonte koalicionet parazgjedhore.

Spaho: Prishja e marrëveshjes për ndryshime konsensuale që u kodifikua në 5 qershor u bë nga mazhoranca. Në 5 qershor palët angazhohen që t’i ruajnë koalicionet dhe të kenë listat e tyre të kandidatëve. Kjo gjë u prish dhe u shkel sot nga mazhorancë që në thelb është prishje e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kushtetuta u ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe kodi zgjedhor, për herë të parë u ndryshua pa konsensus për interesa personale të Ramës.

Rama nuke pranoi që listat të hapeshin 100%, sepse realisht nuk e ka si shqetësim. Ai dontevetëm të ndalonte koalicionet. Justifikimi për barazinë gjinore nuk qëndron seedhe në listat e mbyllura garantohet që një në tre kandidate të ishte femër.

Spaho shtoi se kryeministri nuk mund ta ndalërrotacionin politik dhe se e di mirë që do të përballet personalisht mepasojat.

Spaho: Rama sa do që të bëjë makinacione të tillë nuk mund të ndalojë rrotacionin. Ai e di fare mirë se do të përballet personalisht dhe prandaj po mundohet që negociojë largimin. Nuk ka ndodhur që të jetë ndryshuar ligji elektoral dhe të jenë ndaluar koalicionet. Hapja e listave po përdoret si një marifet se Rama e shikon se nuk ka shanse që të fitojë zgjedhjet.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti