Kavajë, dyshohen se kultivonin bimë narkotike, në pranga 3 persona, procedohet kryeplaku i fshatit

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës të dyshuar sekultivonin bimë narkotike në zona të pyllëzuara.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatitTilaj dhe kryeplaku i fshatit Kryemëdhenj për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. A., A. A. dhe E. D.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirështetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryeplaki fshatit Kryemëdhenj, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprëspenale "Shpërdorim detyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kavajë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)