Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2020, 18:18
Artan Hoxha sapo është zgjedhur Rektor i Universitetit tëTiranës.
Ai ka mundur që të sigurojë deri tani rreth 54% të votave të pedagogëve ndërkohë që vazhdon numërimi i votave të studentëve.
Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafiakademik, ditën e sotme.
Ndërsa kundërshtaret e tij në zgjedhje, Mimoza Hafizi, ka marrë 176 vota, dhe Kozeta Sevranit, 122 deri më tani, ku procesi po vazhdon me numërimin e votave të studentëve.