Zekthi: Rama nuk e ndalon rrotacionin, me ndryshimet kushtetuese do t'i marrë opozitës disa deputetë

I ftuar në RTV Ora, analisti Fitim Zekthi tha se Ramaka frikë nga humbja prandaj po ushtron dhunë mbi institucione.

Sipas Zekthit ndryshimet kushtetuese nuk e pengojnë rrotacionin,por është një truk i Ramës që t’i marrë opozitës disa deputete.

Zekthi: Rama ka frikë nga humbja që mund të pësojë. Aiprandaj këto 2-3 vitet e fundit ka ushtruar një dhunë ndaj gjithëinstitucioneve. As presidenti nuk ka cfarë të bëjë. Populli i këtij vendi nësedo një ditë më mirë duhet të dalë dhe të votojë masivisht. Me votime normalenuk rrëzohen këto regjime. Unë besoj se kjo dot ndodhë.

Edhe kyndryshim kushtetuese nuk e pengon opozitën që të fitoj. Është vetëm në truk iRamës për t’i marrë disa deputetë. Nuk ka hapja listash reale, sepse 11kandidatët e parë i zgjedh kryetari. Populli zgjedh kandidatët nga fundi. Ai dotë pengojnë koalicionet sepse do që t’i rrëmbejë opozitës 4-8 mandate. Nëse dotë kemi një koalicion vetëm me një listë, është ndryshe kur garojnë me lista tëndryshme, sepse ato do të luftojnë më shumë kështu. Rrotacioni do të ndodhë jose e lejon mekanizmi, por sepse ka shkuar thika në palcë. Unë pres që zgjedhjete ardhshme të mos kenë standarde.

Zekthi tha se Rama e ka pranuar që është futur nëpolitikë se ka një problem me vdekjen dhe kjo sipas analistit është një fatkeqësikombëtare.  

Zekthi: Rama e ka pranuar vetë se është në politikë se ka një problem me vdekjen. Ai nuk largohet kurrë nga pushteti sepse është një mënyrë për të luftuar vdekjen. Është një fatkeqësi kombëtare në fakt se nuk ekziston një politikan tjetër në botë që është futur në politikë për të luftuar vdekjen. Prandaj ka krijuar këtë mekanizëm dhe prandaj bën nga këto makinacione kundër vullnetit të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti