Ambasada e ShBA-së për emërimin e Hajnaj në krye të BKH: Një hap historik në zbatimin e reformës në drejtësi
Emërimin e Aida Hajnaj si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit e ka përshëndeturdhe ambasada amerikane në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se emërimi i saj ështënjë hap historik në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila duhet të vazhdojë përpara.
Sipas tyre, vendimet e marra për emërimin e saj, tregojnë se reforma pobëhet realitet.
Gjithashtu ata theksojnë se BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhetani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesine SPAK.
Ambasada e ShBA-së u bën thirrje kandidatëve që të bashkohen në rradhëte BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj.
Postimii plotë
UrojmëShqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të ByrosëKombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin eReformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apoe përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë.Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi pobëhet realitet.
Me emërimin eDrejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reformanë Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara nëvitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura ePosaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyjainstitucionet që përbëjnë SPAK - Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH - tashmëjanë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt.
BKH do tëtrajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve tënevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve tëpalodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen eDrejtores Hajnaj.
Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.
Lexoni edhe: Hajnaj zyrtarisht drejtuese e BKH, votohet nga KLP