Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Të vazhdohet dialogu që lejoi 5 qershorin

Isabel Santos, reporterja për Shqipërinë nëParlamentin Evropian, ka reaguar pas ndryshimeve Kushtetuese të miratuara sot nëKuvend.

Ajo shkruan në Twitter se partitë politikeduhet të vazhdojnë dialogun konstruktiv që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit përelektoratin, një kriter themelor për Parlamentin Evropian.

Santos: Përshëndes miratimin në Shqipëri të listave të hapura. Është e rëndësishme që të gjitha partitë e Shqipërisë, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për elektoratin, një kriter themelor për Parlamentin Evropian.