Konfirmimin në detyrë i gjyqtares Gazidedja, Komisioneri Publik: Presim të njihemi me vendimin për ankimim
Pasi ONM ka paraqitur rekomandimin për të ankimuar në KPA konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidedja, Komisioneri Publik bën me dije se mund ta ankimojë këtë vendim.
Përmesnjë njoftimi, pohohet se nuk është zbardhur vendimi me shkrim nga KPK dhe sapokjo të ndodhë Komisioneri ka të drejtë që brenda 15 ditësh të depozitojë ankesënne KPA.
Njoftimi i Komisioneri Publik:
Në datën 10.7.2020, në përfundim tëseancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosikonfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja,gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Sot, më datë 30.7.2020,Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikërekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin eKomisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj.Alkelina Gazidedja.
Komisionerët Publikë, pasi tënjoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do tashqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky vendim ende nuk është njoftuar.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, tëligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëRepublikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data enjoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë tëparaqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Rekomandimi i OperacionitNdërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionittë Komisionerëve Publikë.