Tërmeti i 26 nëntorit, Ndreu: Banorët "e dëmtuar" trajtohen me bonus qiraje, afati i fundit është rindërtimi i banesave
Dy fatkeqësi që pasuan njëra-tjetrën, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemiae koronavirusit duket se ka lënë një shenjë në ekonominë shqiptare.
Sërish pas shumë muajsh vijon procesi i rindërtimit të banesave apoobjekteve të dëmtuara nga tërmeti në vendet e prekura.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se një pjesë e mirë efamiljeve në qytet kanë marrë dëmshpërblim.
Në një intervistë për Ora News ai gjithashtu deklaroi se procesi i rindërtimitvijon, e ndërkohë shumë familje, shtëpia e të cilëve është dëmtuar, vijojnë tëmarrin bonusin e qirasë.
Ai thotë se afati i fundit i këtij bonusi do të jetë ndërtimi i plotë ibanesave të tyre.
Ndreu: Është në fazën e ekzekutimit të dëmshpërblimevetë të dëmtuarve nga tërmeti. Aktualisht në Lezhë janë 866 familje të cilëve uka kaluar pagesa në postë për dëmshpërblimin. Ndërkohë janë në proces rindërtimidisa objekte të tjera. Pas shkollave që janë në proces ndërtimi do të kalohetdhe në rindërtimin e disa pallateve dhe shtëpiave individuale që aktualisht janënë procesin e fundit të verifikimeve. Ne vazhdojmë të trajtojmë shumë familjeme bonus qiraje. Afati përfundimtar i dhënies së qirave do të jetë ndërtimi ibanesave të reja.
E gjithashtu një ndër sektorët më të prekur të koronavirusit ështëturizmi. Plazhet e Lezhës janë një destinacion i preferuar nga shumë pushues.
Por Pjerin Ndreu thotë se turizmi nuk është në nivelin e duhur dhe seshumë operatorë turistikë punojnë me një kapacitet të reduktuar.
Ndreu: Impakti i koronavirusit ndihet dukshëmsidomos tek turizmi. Deri tani turizmi nuk është në nivelin e duhur. Mbyllja ekufijve ka pasur një peshë në turizëm. Ka kapacitete shumë të ulëta. Fundjava ështëkoha e vetme ku ka më shumë pjesëmarrje dhe lëvizje. Edhe biznesi në tërësi kanjë lëvizje të ngadaltë. Protokollet kanë bërë punën e vetë pasi dhe ato qëpunojnë, kanë ulur kapacitetet dhe respektojnë protokollet për të ruajtur jetëne njerëzve. Ka një problem që qytetarët shqiptarë qahen sikur kjo situatë na kakapur vetëm ne. Kjo është një situatë globale dhe nuk na ka kapur vetëm ne.
Në krahasimme vitin e kaluar, mund të them që kemi një reduktim me afërsisht 50 përqind tëturistëve por kjo varet në vende të ndryshme. Një resort thotë që ka një uljeme 80 përqind nga vjet ndërsa një resort tjetër jep një shifër tjetër. Duhet tathemi se dhe protokollet shëndetësore kanë kufizuar ardhjen e njerëzve dhe lëvizjennë plazhe. Është një problematikë komplekse që limiton pjesëmarrjen në plazh. Nësedo të flasim për vendet nga vijnë, kryesisht janë shqiptarë, kosovarë.
Intervistane studio me gazetaren Matilda Mcini, pergatiti Endi Mullaj