Ambasadorët e ShBA-së dhe BE-së sërish në selinë e PD-së, takojnë Bashën

Pas takimit me aleatët, Basha ka pritur në një takim dhe ambasadoren eShBA-së në Shqipëri Yuri Kim në selinë e PD-së.

Në takim është dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Takimi ka zgjatur përrreth 30 minuta ndërkohë që nuk bëhet ende me dije se për çfarë kanë folur.

Ky takim vjen pas ndryshimeve kushtetuese të cilat u votuan ditën esotme në Parlament.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.

I ashpër ka qenë reagimi i opozitës së bashkuar për ato që i cilësojnë ndryshime të njëanshme. Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët, në një deklaratë për median e konsideroi një akt të paprecedent në 30 vjet, dhe theksoi se asnjë makinacion i Edi Ramës nuk e ndan dot koalicionin e opozitës së bashkuar dhe se as fitoren e tyre para shqiptarëve.

Ambasada amerikane përsëriti dhe njëherë mesazhin e djeshëm ku i kërkoidrejtuesve politikë që të mbajnë fjalën e tyre.

"Ne ekuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë etyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike,përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithëshqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalëne tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit,udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për tënegociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullitshqiptar.”

Ambasdori i Gjermanisë shpreh keqardhjen dhe nënvizon se reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese.

Lexoni edhe: Rama ndryshon Kushtetutën me opozitën e re, hiqen koalicionit: Ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë

Lexoni: Basha në emër të opozitës: Ndryshimet Kushtetuese maskaradë, nuk janë të detyrueshme

Lexoni: Reagimi i forte i ambasadorit Gjerman: Reforma zgjedhore mori tipare konfliktuale

https://youtu.be/DW9WV2_g-4k