Komisionerët jo gjykim nga SPAK, GJKKO shpall moskompetencën për dosjen 339, ja delegon prokurorisë së Durrësit

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencën për gjykimine çështjes të hapur ndaj komisionerëve të Shijakut, pjesë e dosjes 339.

Pas seancës disa orëshe u vendos që dosja t'i kalojë prokurorisë së Durrësitpër shkak të mungesës së veprës penale të "grupit të strukturuarkriminal".

Për dy ish-komisionerët që kanë ndërruar jetë, çështja pritet tëpushohet, por për këtë incident të prokurorëve ka folur këtë të enjte dhedrejtuesi i SPAK.

Ndërkaq Prokuroria ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për manipulimine zgjedhjeve të vitit 2017 në Shijak ku rezulton se Altin Avdylaj ka biseduar nëtelefon me disa nga personat që kanë votuar në emër të shtetasve që ndodheshinjashtë vendit.

Në faqen 24 të dosjes, evidentohet rasti i votimit në emër të shtetasitXhemali Marku i cili ndodhej jashtë shtetit në Itali në ditën e zgjedhjeve dheka dëshmuar se nuk ka marrë pjesë në votim.

Në vend të tij është paraqitur në qendrën e votimit djali i tij, ShpëtimMarku i cili është pyetur nga Prokuroria dhe ka pohuar se votoi në emër tëbabait në qendrën e fshatit Shëtel.

Njëri nga komisionerët i ka dhënë fletën e votimit ndërsa komisioni nuki ka kërkuar dokumente identifikimi. Prokuroria shkruan në dosje se në datën 25qershor 2017, Shpëtim Marku ka biseduar në telefon me Altin Avdylaj në lidhjeme votimin në emër të babait.

Ai i thotë Avdylajt se ka hedhur votën në emër të babait dhe shpreson sedo të fitojë në zgjedhje. Në të njëjtën datë, në faqen 25 të dosjes, Prokuroriaevidenton përgjimin e Altin Avdylajt me një person tjetër ku flet përangazhimin e tij në zgjedhjet në disa zona të Shijakut.

Prokuroria ka marrë procesverbalet e qendrave të votimit por edhe listate votuesve ku pasi ka verifikuar personat në emër të të cilëve kishin votuar ndërkohëqë ndodheshin jashtë shtetit, ka kontaktuar me 23 prej tyre.

Ata kanë pohuar se ndodheshin jashtë vendit dhe ditën e zgjedhjeve dhenuk kanë marrë pjesë në votime.