"BOOM" - Mashtrimi i Veliajt për ndërtimin e parkut të Vaqarrit
Emisioni investigativ "BOOM" solli këtëtë enjte (30 korrik) premtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin eparkut të Vaqarrit.
Në gusht të 2015-ës , pak pasi ishtekonfirmuar në detyrën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj premtoi nisjen epunës për krijimin e parkut të dytë më të madh pas atij të liqenit artificialnë rezervuarit e Vaqarrit dhe pyllin që e rrethon.
“Sot eshpallim park të Bashkisë së Tiranës këtë hapësirë të gjelbër, të cilën po emarrim në ruajtje për ta zhvilluar në një park ku ekzistojnë 97 ha me pisha dhenjë rezervuar. Ky park do të jetë i dyti pas atij të Liqenit Artificial tëTiranës, për t’i dhënë qytetit një hapësirë tjetër të gjelbër, veçanërishtbanorëve të njësive 6 dhe 7. Më vjen mirë që ky park i ri i Bashkisë së Tiranësdo të jetë në dispozicion për një kohë të shkurtër".
Por edhe 5 vite pas premtimit të Veliajt,parku i Vaqarrit është në të njëjtën gjendje si më parë. Asnjë investim,vizitorët e vetëm të parkut ishin disa lopë që kullosnin aty.
Kur shkoi në parkun e Vaqarrit në 2015 Veliajishte i shoqëruar edhe nga administratori i njësisë Vaqarr Gentian Myrta.
“Do jetëdetyrë e njësisë administrative që të ndjekë procesin e projektimit,financimit, investimit, që shumë shpejt t’i Tiranës një park për të cilinnjerëzit kanë shumë nevojë”
Ndaj"BOOM" iu drejtua fillimishtNjësisë Administrative Vaqarr por administratori nuk ishte në zyrë.
Punonjësit u shprehën se ai ishte paqejf dhese duhet t'i dërgojmë një kërkesë më shkrim. "BOOM" ju drejtuazyrtarisht dhe në kthimin e përgjigjes, Njësia Vaqarr dërgoi vetëm dy fjali.
"Referuarkërkesës tuaj duhet të drejtoheni zyrtarisht pranë Agjencisë së Parqeve dheRekreacionit Bashkia Tiranë si institucioni përgjegjës që merret meadministrimin dhe menaxhimin e parqeve.”
Pra kuptohet se nuk kanë çfarë të thonë, dheja përcjellin njëri-tjetrit. "BOOM" i dërgoi kërkesë agjencisë sëparqeve dhe rekreacionit.
Kaloi afati zyrtar 10 ditë që parashikon ligjipër të drejtën e informimit dhe nuk kthyen asnjë përgjigje. Mesa duket edhe atanuk kanë çfarë të thonë.