Demalia: Nuk ka kthim pas për Ramën, ka rrezik që të kthehet si një Putin shqiptar

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia tha se Rama do t’i shkojë deri në fund nismës së tij.

Demalia u shpreh se ndërkombëtarëve nuk u intereson shumë demokracia, porstabiliteti në rajon.

Demalia: Rama do t’i shkojë deri në fund kësaj, se përtë krimi del me krim. Nuk ka kthim pas për Ramën, ai do të çmontohet dhe do tëbjerë gjithë rilindja që e merr fuqinë nga mazhoranca absolute. Ndërkombëtarëvenuk u intereson shumë demokracia e brendshme, por më shumë stabiliteti nërajon. Por ndërkombëtarët të na japin një model në botë ku ekziston njëparlament i tillë me kuorum.

Për Demalian, ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshmesa herë i teket njërës palë.

Demalia: Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen se më teken mua. Më tregoni një vend që e ndryshon kushtetutën sa herë i teket. Ky parlament është ilegjitim, sepse ata deputetë janë bërë në kundërshtim me çdo procedurë. Rama shfrytëzoi edhe mungesën e opozitës në Kuvend. Rama nuk është budalla dhe ai merr çdo ditë më shumë pushtet. Ka rrezik që të kthehet si një Putin shqiptar, mund të bëhet president e kryeministër.

Si mund të bëhen ndryshime kushtetuese kur nuk ke organe kushtetuese. Janë shkelur të gjitha procedurat e shtetit demokratik. Ndërsa populli është indiferentë sepse është i lodhur. Kodi zgjedhor në vendin tonë ka nevojë për ndryshime, por klasës politike i mungon vullneti për ndryshime demokratike. më shumë kishte vlerë parlamenti i vitit 1992. Sot kanë degraduar. Të vjen turp t’i përshëndesësh në rrugë këta deputetë. Të vjen turp që akoma në krye të parlamentit është Gramoz Ruçi.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti