Ndryshimet kushtetuese, Ndreu: Vendimarrja i përket mazhorancës, opozita nuk ka më kredenciale

Ditën e sotme, Parlamenti kaloi me 106 vota pro dhe 6 kundër ndryshimetkushtetuese përsa i përket reformës zgjedhore.

Kjo ka sjellë një sërë reagimesh të ashpra nga opozita e bashkuar,Presidenca si dhe disa prej ambasadorëve të huaj.

Për kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vendimarrja i përketmazhorancës dhe opozita nuk ka më kredenciale duke qenë se janë vetëpërjashtuarnga Parlamenti.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se pavarësisht se opozitandodhet jashtë, ata sërish janë ulur në tryezë dhe u janë marrë mendimet. PorNdreu shprehet se PD ka propozuar një sistem zgjedhor që nuk e aplikon asnjëvend tjetër.

Ndreu: Nuk kemi më se çfarë të diskutojmë. Reagimi ifaktorit ndërkombëtar është i qartë, nuk kanë ndonjë lloj shqetësimi me lëvizjene mazhorancës. Mazhoranca prandaj quhet e tillë dhe vendimarrja e përket asaj.Në Shqipëri, ti ke ikur nga Parlamenti nuk përfaqësohet askund dhe pastaj rënkonsi fëmijë dhe thua dua të bëhet si them unë. Mazhoranca ka koston e vetë nëvendimarrje e cila nëse përputhet me interesat e popullit, kjo shihet nëzgjedhje dhe jo me dëshirat e opozitës. Opozita nuk ka më kredenciale se ështëvetëpërjashtuar nga sistemi, por mund të japë opinionet e veta. Ajo nuk është nëparlament dhe prapë është ulur në tavolinë dhe i janë plotësuar disa prej kërkesavetë veta. PD ka sajuar një sistem të vetin që nuk e aplikon askush. Nuk e thonëdot se këtë sistem që kanë propozuar e aplikon një filan shtet. Dhe mazhorancakëtë i ka kërkuar.

Pjerin Ndreu thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku opozita kërkontë bëhet ashtu siç do ajo në kundërshtim të plotë me botën e qytetëruar.

Sipas tij, kjo këmbëngulje e tyre i zhvlerëson në sytë e qytetarëve.

Ndreu: Ka vetëm një kërkesë për opozitën jashtëparlamentarepër tu ulur dhe për të reflektuar mbi këto ndryshime. Nuk ka asnjë turbullirënga ndërkombëtarët. Në Shqipëri është i vetmi vend që një opozitë kërkon të bëhetsiç do vetë në kundërshtim me të gjithë parimet e botës së qytetaruar. Kjo nukbën gjë tjetër veçse i zhvlerëson në sytë e shqiptarëve. Ka një problem tekopozita në qëndrimet që mbajnë. Njëherë nuk i donin listat e hapura, pastajkundërshtuan listat gjysmë të hapura ndërsa tani i duan të hapura. Ka dhe njëproblem tjetër që lidhet me barazinë gjinore të cilës ne nuk i japim dot përgjigjePD-së.

Intervistane studio me gazetaren Matilda Mcini, pergatiti Endi Mullaj