Manja: 1/3 e listave do të caktohet nga partia për të garantuar barazinë gjinore
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i komisionit tëligjeve, Ulsi Manja tha se opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, pasi është parashikuar të hapen jo më pak se 2/3.
Ai u shpreh se kjo gjë bëhet për të garantuar barazinëgjinore që është një standard kushtetues i arritur tashmë në vendin tonë, sipasManjës.
Ulsi Manja: Ajo që garanton kushtetuta me ndryshimet e sotme është që e drejta e votësparapëlqyese për hapjen e listave ka një dysheme. Pastaj nëse do të hapen 100%apo 75% kjo ngelet për t’u diskutuar. Opozita t’i hapë 100%, nuk e pengonaskush, ne e kemi parashikuar sepse do të hapet 2/3. Kjo bëhet për të garantuarbarazinë gjinore që është një standard kushtetues i arritur tashmë në vendintonë.
Një nga risitë e 5 qershorit është që nëse nuk respektohet kuota me 30% ku një në 3 emra duhet të jenë femra, lista refuzohet nga KQZ. Nëse opozita gjen formulë për ta garantuar këtë në Kodin Zgjedhor, le t’i hapë listat 100%. Ne kemi thënë se vota parapëlqyese do të jepet jo më pak se 2/3 të listës sepse tek e gjitha ne duhet të garantojmë barazinë gjinore.
Intervistoi Besmira Palushaj, përgatiti A. Kurti