Fier, kapen me 5 kg lëndë narkotike, në pranga 2 persona
Pas një hetimi dy mujor, dy persona ranë në prangat e policisë përprodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar "Agimi" u arrestuanshtetasit me iniciale L. M., 30 vjeç dhe N. M., 31 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tyre, u gjetën 5.1 kg lëndënarkotike cannabis sativa e cila ishte e paketuar dhe e gatshme për tu hedhur nëtreg.
Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë eprovës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhenjë sasi parash.
"Nëvijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale nëfushën e narkotikëve, nga Seksioni përHetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pasnjë hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar“Agimi", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. M., 30vjeç, banues në Fier, N. M., 31 vjeç, banues në Fier" - njoftonpolicia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëvenarkotike" e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e municionitluftarak".