Habit Manja: Votimi i sotëm në Kuvend historik, nga sot qytetarëve shqiptarë iu kthye sovraniteti
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i komisionit tëligjeve, Ulsi Manja tha se votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë përndryshimet kushtetuese është një votim historik.
Ai u shpreh se nga sot qytetarëve shqiptarë iu kthyesovraniteti.
Manja shtoi se nuk është ndryshuar sistemi zgjedhor,pro janë hapur vetëm listat dhe qytetarëve u është dhënë mundësia të propozojnëkandidatët.
Ulsi Manja: Votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë është një votim historik. Aktii sotëm për ndryshimet kushtetuese mund të konsiderohet një akt me rëndësipolitiko-juridike. U mor një votim masive në Kuvend. Le të themi që nga sotqytetarëve shqiptarë iu kthye sovraniteti. Ndryshimet e sotme kanë dy risi;listat e hapura dhe natyrisht ndryshimin e subjekteve që propozojnë kandidatëtpër deputetë. Do të jenë partitë politike dhe zgjedhësit që do të zgjedhin.
Nuk është ndryshuarsistemi zgjedhor, sepse do të vazhdojmë të kemi sistem proporcional rajonal. Numrii deputetëve nuk ndryshon. Sot kemi hapura listat duke u dhënë të drejtëqytetarëve që të zgjedhin subjektin dhe deputetin që duan në Parlament. U bënëtë gjitha përpjekjet për ta marrë dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare pas5 qershorit.
Për Manjën, opozita parlamentare i ka qëndruar besnikarsyes pse erdhi në parlament, pasi i pranuan mandatet për të plotësuar reformënnë drejtësi dhe reformën e sistemit zgjedhor.
Ulsi Manja: Për hir të vërtetës ishte opozita parlamentare ajo që i ka qëndruar besnikarsyes pse erdhi në parlament. Ata i pranuan mandatet për të plotësuar reformënnë drejtësi dhe reformën e sistemit zgjedhor. Erdhën që të hapen listat shumë emërore.Zëri i opozitë parlamentare ishte edhe vokacione i qytetarëve shqiptarë, të cilëvepas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 iu mohua e drejta për të zgjedhurdeputetin që do t’i përfaqësojë në Kuvend.
Manja u shpreh se Opozita jashtë parlamentare kishtetentativa për t’i bllokuar këto ndryshime kushtetuese.
Ulsi Manja: Opozita jashtë parlamentare kishte tentativa për t’i bllokuar këto ndryshimekushtetuese. Ne kishim vetëm një rrugë përderisa nisma e opozitës parlamentare kaloitë gjitha filtrat parlamentar, do të duhej që të votohej sot. Është spekulim qëndalohen koalicionet parazgjedhore. Ndryshimi i sotëm thotë që kandidatët do tëparaqiten nga partitë dhe nga zgjedhësit, nëse regjistrimin e kandidatëve ngasot i është deleguar ligjit zgjedhor. Koalicionet parazgjedhore janë formacioneelektorale pa personalitet juridik dhe shfrytëzohen partitë e vogla për t’u bërëpjesë e kuvendit.
Nga sot, partitë politike mund të grupohen në koalicion parazgjedhor, por duhet të dalin vetëm në një listë dhe ofertë kandidatësh, as më shumë dhe as më pak se sa ajo që u bë në vitin 2017. Pra. Partitë vogla duhet të garojnë të vetme, ose në një koalicion parazgjedhor në një listë të vetme. Ndryshimet e sotme garantojnë garimin listë me listë.
Intervistoi Besmira Palushaj, përgatiti A. Kurti