Nuk ndalet Covid-19, në 24 orë 4 viktima dhe 92 raste të reja, 124 në spital

Shënohensërish viktima nga Covid-19 në vend.

Në24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima, dy prej tyre në spitalet Covid.

Ndërsa numri i rasteve të reja ka pasur një ulje krahasuar me dje, duke shënuar 92 raste.

Ndërkohë,rritje ka shënuar edhe numri i personave të shtruar në spital, ku 18 janë nëterapi intensive dhe 7 në intubim.

Vdekje - Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëmnuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, qëvuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk ekanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra,një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimetfamiljarëve. 

Të shtruar - Aktualisht në spitalin Infektivdhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapiintensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Testime dhe raste - Në 24 orët e fundit, janëkryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janëkonfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarjagjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 nëDurrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan,Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë,Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janëshëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimii epidemisë.

Ministriae Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuarnë numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe nëlinjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillimpsikologjik.

COVID-19– Statistika (30 Korrik 2020)

Testimetotale              40699

Rastepozitive                5197

Rastetë shëruara          2883

RasteAktive                  2160

Humbjejete                     154 (Qarku Tiranë81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                 1164

Durrës                 259

Shkodër              205

Vlorë                   104

Lezhë                  84

Fier                     79

Kukës                  66

Korçë                  63

Elbasan               51

Berat                   32

Gjirokastër         29

Dibër                    24

https://youtu.be/choeATDBonA