Rindizet konflikti, Meta: Kushtetuta u ndryshua dhunshëm, Rama: S'e ndalon dot
Ndryshimet Kushtetuese kanë rindezur sërishkonfliktin mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.
Miratimin në Parlament për hapjen elistave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i shtetit e quan njëveprim antikushtetues nga një Kuvend icunguar. Ndërsa paraljamëron kreun e mazhorancës për përballjen me popullin.
Meta: Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjetkonsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dheprodukt gjithëpërfshirës. Retorikatoportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dheprojektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjëbandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do tëmarrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.
Në kundërpërgjigje Edi Rama i kakujtuar luftën e bërë nga Ilir Meta për të penguar zgjedhjet lokale të 30qershorit.
Rama:Siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendoredhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndaloshKushtetutën të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans tëndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Boll se s’tëka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!
Konflikti institucional në Facebook kavijuar nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Blushi:I sëmuri i Surrelit kujton sendërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apolobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit tëKosovës. Çfarë mjerimi!
Njëzëri përfaqësuesit e lartëndërkombëtarë shprehën keqardhje për votimin e njëanshëm për ndryshimetkushtetuese në Kuvend. KiE kërkon që ndryshimet në kodin elektoral të gjejnëkonsesus në këshillin politik.
I të njëjtit qëndrim është edheambasadori Luigi Sreca. Ndërsa ambasadori gjerman Peter Zingraf ishte i ashpërndaj këtij veprimi të mazhorancës, pasi sipas tij reforma zgjedhore e nisur nëmënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmesndryshimeve kushtetuese.
Dialog në Këshillin politik pret edhe grupi i CDU/CSU-së. Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman shprehet se votimi do të donte të kishte ndodhur me konsesus ndërsa i kërkon palëve të ulen në Këshillin Politik.
Lexoni edhe: Rama voton ndryshimet kushtetuese me opozitën e re, ndërkombëtarët kërkuan konsensus me PD-LSI