Rama-Bashës: Reagimi yt i nxituar, kërcënimet tregojnë humbje të busullës

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama i është përgjigjur "kërcënimit" të Bashës se pas zgjedhjeve kreu i PS-së do të përfundojë në burg.

Rama shkruan se reagimi i kryedemokratit ishte i nxituar dhe se kërcënimete tij për fatura kostosh personale tregojnë se Basha ka humbur drejtimin.

Postimi në Twitter:

"Reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit."

Më herët Basha reagoi ashpër ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe ndajkryeministrit Rama. Ai shkruan se koston e konfliktit të krijuar me  hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 qershorit,Rama do t’i vuaj personalisht.

Basha: Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen nëerë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm tipersonalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen estabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe tëhajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjevetë reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krimkundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuardo të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që tëdrejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, qëti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.