Vidhnin banesa në fshatrat grek, në pranga 3 shtetas shqiptarë

Tre persona janë arrestuar në zonën eLivadhjasë pasi dyshohen se kanë kryer disa vjedhje banesash në këtë zonë dhe nëdisa fshatra grekë.

Në vijim të operacionit policor tëkoduar "Kamistiani", autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. P.,30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel në hyrjetë Livadhjasë teksa tentuan të largohen me automjetin e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtëautomjet, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provavemateriale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materialetë tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

"Nëkuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Rendit nëLivadhja, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel"- njofton policia.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këtashtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje të tjera nëfshatrat përreth dhe Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë tëtyre.

Materialet u referuan në Prokurorinëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale "Vjedhja”ekryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".