Basti i Kryemadhit: PS, në rastin më të mirë me 40 deputetë. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën
Ndërsa la selinë blu pas takimit me Bashën, MonikaKryemadhi, deklaroi se Rama do të bjerë vetë në gropën që mendon se u ka hapurkundërshtarëve të tij politikë.
Ajo tha se opozitën e bashkuar nuk e ndal dot drejt fitores së zgjedhjeve por se me aktin e sotëm izoloi të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Kryemadhi: Dua të jap mesazh shumë të qartë për të gjithë aktorët politikë dhe personazhet qesharakë dhe sakat në mendimet e tyre për tu bërë të qartë se vendimet e tyre sot në parlament që cënojë ligjshmërinë dhe që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar, se sot më shumë se kurrë kemi gjithë të djahtën të bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës të vetmuar dhe të shkuar. Gropën që Edi Rama mendon se ua hapi shqiptarëve, ja hapi vetes së tij dhe të jeni të bindur se kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot, por do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve që ka mbledhur në atë parlament.
Kryemadhi tha se beteja e opozitës nuk është mëbetejë koalicionesh.
Kryemadhi: Beteja e koalicioneve ështëmatematikore. Rama ta dijë me këtë që bëri fundosi veten e tij dhe i bëri ndertë madh të djathtës së bashkuar dhe të majtës së bashkuar, për të bashkuar tëgjithë shqiptarët kundër Edi Ramës. Rasti më i mirë i PS do të jetë me 40deputetë, 100 janë deputetë të opozitës. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën.
E pyetur nëse opozita do të vazhdojë të jetë pjesë embledhjeve të Këshillit Politik, Kryemadhi deklaroi:
Kryemadhi: Sigurisht që do të jemi. KëshilliPolitik është një institucin i kërkuar nga BE për të krijuar mundësi dhe hapësiratsa më shumë Shqipërisë për të qenë pjesë e BE. Vendimet që sot Edi Rama bashkëme viktimat e tij mori nuk bënë gjë tjetër veçse izoluan Shqipërinë dheshqiptarët. Vendimet e sotme do tu heqin të drejtën e lëvizjes shqiptarëve, dotë bëhen viktima të trafikimit të vizave.