Rama "urdhëron" opozitën të ulet me PS: Kush nuk vjen në tryezë, jashtë vendimmarjes
Pas qëndrimit të opozitësse ndryshimet kushtetuese të miratuara në mënyrë të njënashme në Kuvend nuk janëtë detyrueshme për të, kryeministri Edi Rama thotë se Lulzim Basha, PD dhealeatët e tyre duhet të ulen menjëherë me PS për reflektimin e tyre në ligjinzgjedhor.
Rama: LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PSdhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor tërisive kushtetuese! Ato s'janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar tëRepublikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj nëpunë për:
1)Hapjene listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se2/3 duhet të hapen, po s'na pengon t'i hapim edhe 100%, por me argumenta e medialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t'u pijnë lëngun siç ua pinëmandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!
2)Formulën e grupimit të partivepara zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar epërzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar sepo nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinëduarlidhur!
Rama e bën të qartë se mazhorancanuk ndalet sepse nuk është zgjedhur për t'i shkuar mbrapaatyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë eshqiptarët në rrugën e të ardhmes.
Rama: Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese! S'ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër.
Në fund edhe njëparalajmërim.
Rama:Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s'e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces - vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!
Lexo edhe- Ndryshimet Kushtetuese, Basha: Maskarade, por makinacioni nuk e ndal rotacionin politik