Ambasadori britanik: Do të donim të kishim parë dialog në miratimin e ndryshimeve Kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2020, 15:29
Përmes një postimi në Facebook ambasadoribritanik Duncan Norman shkruan se marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarëmund të arrihet me dialog.
Ai thekson se do të donte tëkishte parë të njëjtën gjë edhe në miratimin e ndryshimeve të sotmekushtetuese.
Norman: Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës. Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament.