Sistemi "41 bis", Lleshaj: Me anë të teknologjisë krimi mund të kryhet edhe pa i përfshirë duart personalisht

Ministrii Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij për regjimin e posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë, i njohur sisistemi "41 bis" tha se përfshirja vjen në kuadër të angazhimit tëqeverisë shqiptare për të kaluar në një fazë të re vendimtare në luftën krimittë organizuar.

Lleshaj tha se një masë e tillë synon që të bëjëgoditjen e shumë anshme të krimit.

“Krahas goditjes së financave, aseteve kriminale, edhemasat që po merren në kuadër të ligjit të njohur tashmë si “41 bis“, synonpikërisht këtë goditjen e shumanshme të krimit, sepse vetëm përmes njëgoditjeje të tillë të integruar do të garantohet edhe suksesi i synuar ngaqytetarët dhe nga ligjvënësi.

Kuptohet që dënimi penal ekziston si fazë reflektimi përtë dënuarit dhe si vendosje drejtësie. Për sa kohë që dënimi penal nuk e kryenkëtë qëllim, pra në vend që të jetë një periudhë reflektimi për veprën e kryer,shndërrohet në një periudhë riaktivizimi kriminal dhe operacioni kriminal, atëherëndërhyrja ishte e domosdoshme. Marrja e masave, pas ligjit tashmë, masave tëkarakterit operacional për zbatimin e tij është po aq e domosdoshme.”

Lleshaj tha se tashmë me anë të teknologjisë,ekziston mundësia që krimi të përfshihet pas u përfshirë personalisht.

“Sidomos sot në fushën e teknologjisë së zhvilluar, ekziston mundësia që krimi të kryhet edhe pa i përfshirë duart personalisht, por përmes përdorimit të teknologjisë dhe mënyrave të tjera të komunikimit. Ligji shënon pikërisht ndërprerjen e mundësisë për të bërë krim më tej, për ata që kanë bërë dhe janë dënuar për një krim të caktuar dhe për t’u dhënë atyre kohën të reflektojnë dhe të mos të veprojnë dhe të mos kryejnë më krim. Kështu që është me shumë rëndësi kjo paketë masash që ka marrë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me të gjitha agjencitë që u përmendën nga Ministrja dhe nga Prokurori.”

Leshaj u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të krimit ta shfrytëzojnë këtë periudhë dënimi dhe jo për të vijuar krimin.

“Lutem që edhe përfaqësuesit e krimit ta shfrytëzojnë atë periudhë që u është caktuar nga ligji si periudhë dënimi dhe jo periudhë për të vijuar krim, sepse ajo do t’u krijojë pasoja shumë më të rënda sesa ato që kanë deri tani. Bashkëpunimi i institucioneve do të vijojë me intensitet të lartë.”