Hajnaj zyrtarisht drejtuese e BKH, votohet nga KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi sot unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 kandidatët e tjerëishin skualifikuar.

Hajnaj më parë mbante detyrën e zëvendësdrejtoreshës sëPolicisë së Shtetit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar simoment të rëndësishëm dhe një hap përpara në rezultatet e reformës në drejtësiemërimin e drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Emërimi sot i drejtuesit të BKH-së është një moment shumë i rëndësishëm, një hap i fortë përpara në rezultatet e reformës në drejtësi. BKH është gur-themeli në ndërtesën e drejtësisë penale”, deklaroi Gjonaj.

Për herë të pare, vuri në dukje ministrja Gjonaj, një gruanë krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një lajmsa pozitiv aq edhe i mirëpritur.