Eurodeputetja përshëndet hapjen e listave: Partitë të vazhdojnë dialogun

Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka përshëndetur miratimin e hapjes së listave nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ajodeklaron se është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brendaParlamentit, duhet tëvazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformënzgjedhore, një kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet Kushtetuese me 106vota pro dhe 10 kundër.

Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, tre përarsye shëndetësore.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë.