Durrës, shpërndanin marijuanë në formën e çokollatës, në pranga dy persona
Dy persona u arrestuannga policia e Durrësit për posedimin dhe shpërndarje lëndësh narkotike marijuanënë formën e çokollatës.
Gjatë kontrollit të autoriteteve në automjetin e tyre tip Benz në zonën e Plepave gjetën 1 kg e 400 gr lëndë narkotike marijuanë ne formen e çokollatës.
Në pranga u vunështetasit me iniciale R.S., 21 vjeç dhe E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.
"Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit tëkryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme tëmjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetëndhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 1 kg e 400 gr lëndënarkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate", - njofton policia
Gjihashtu gjatëkontrollit kryer në banesën e shtetasitR.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.
Materialet do t’ikalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja enarkotikëve" e kryer në bashkëpunim.