"Do ishit më zi se Enveri", Rama u "sulet" kundërshtarëve, Roshit i thotë ballist: S'ka më Parlament për ty e bishtat e lopatave
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu linçimet ndaj deputetëveopozitarë që kundërshtuan ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet.
Ai u mor me ballistë dhe monarkë, duke ju referuar si bishtalopate.
Kundërpërgjigjet nuk munguan as prej Artur Roshi dhe KujtimGjuzit, duke e cilësuar komunist.
Por Kryeministri tha se ata i bëri Enver Hoxha si vetja dhepo të kishin gjë në dorë do të bënin më keq se ai.
Madje Rama guxoi të vërë bast me Artur Roshin se ai nuk do tëjetë më në parlament pas zgjedhjeve të 2021.
Rama: Çfarë lidhje endershme është kur i thua votuesit kur ti ke një tren me 40 parti dhe nuk kemundësi ti shohësh ata që janë futur në vagona. Hidhe votën te vagoni që do tëkapë dora dhe vota nuk i shkon atyre që janë në vagon po mblidhet te lokomotivaapo vagoni i dytë dhe vagoni i dytë, i cili sillet si lokomotivë pastaj duke tërhequrzvarrë sa njërin, sa tjetrin me gjysmën e votave për deputetë që kanëlokomotivat e këtyre trenave pa fund. Këtë se ka askush dhe këtë sot do ta fshijmë.Është një fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet në Shqipëripër vite të tëra.
Replikon me Artur Roshin
Rama: Ballist, Çurçillithotë kush nuk ndryshon mendim është budalla.
Artur Roshi: Komunist.
Rama: Jam shumë i qetësot pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë si Myslimi dhe RudinaHajdari se çfarë do të bëjnë listat e hapura. Ama kjo është ajo që do populli,këtë do të bëjmë. Sa për komunistin unë…
Debat mes KujtimGjuzit dhe Bashkim Finos
Rama: Naltmadhëri. Sa përkomunistin nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me komunizmin, imatë po ka qenë komunist si shumë të tjerë.Kanë qenë në anën e duhur të historisëkur ju, tani të thuash ju është fyerje për Mit'hat Frashërin se ti je njëmbetje e lodhur në një gropë të historisë.Nuk kam asnjë problem me komunistëdhe ballistë si persona dhe ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha, ju bëri më të zise veten në mënyrën sesi i sulmoni kundërshtarët. Ju mësoi që mos u merr memesazhin por mesazhierin. Nuk keni gjë në dorë se po të kishit do të ishit mezi se Enver Hoxha.Ndarja mes demokratëve në kuptimin e të qenit demokrat dhemendjeve anti-demokratike këtu është. Demokratët dhe socialistët janë demokratë.Socialistët janë anti-fashistë dhe anti-komunistë. Nuk merren me personat, porideologjitë. Ju jeni kopje e zezë, Saliu i pari dhe të gjithë jashtë, një kopjee zezë e të shkuarës që i turreni të kuqes si demi. Jeni e zeza, e kthenipolitikën në një insturument për të fyer dhe sharë njerëz. Politika është përballjeopinionesh.Ti je bishti i një lopate të Ballit Kombëtar numër 2.
Artur Roshi: Ti je bishtii kazmës që do të shkqatërrosh çdo gjë.
Rama: Pretendon se do të vish prapë në parlament.Nuk do të ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave, vinë përfaqësuesi e popullit.Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizimit.Kjo ka vdekur, votat janë aty.