PS në Kuvend për të votuar ndryshimet kushtetuese, Meta kujton "2 marsin"
Ndërsa kuvendi është mbledhur për të votuar ndryshimet kushtetuese presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook kujton manifestimin e 2 marsit.
Presidenti ilir Meta dy ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të anulojë votimin dhe të vijojë diskutimet në këshillin politik.
Në postim Meta i bënte thirrje Partisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit, që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje të Kushtetutës.
"Është koha të tregojë maturinë që e ka karakterizuar në të shkuarën dhe të vendosë të parin interesin e Shqipërisë. Data 30 Korrik nuk është e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë. 30 Korriku duhet të anulohet, për t’i hapur rrugë një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual të reformimit të rregullave zgjedhore.” shkruante ne mesazhin e tij kreu i shtetit.