Denoncimi, Valteri: Deputetja votoi 5 herë… Ruçi: E pashë edhe unë, çoi fletët e të tjerëve!
Deputeti Halit Valteri denoncon kolegen se ka votuar disa herë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa.
Një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi. Ose ka filluar si sekretare ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë ju lutem merrni masa sepse vota është indivudiale “-u shpreh Valteri.
Ruçi e quajti te drejte verejtjen dhe se e kishte konstatuar edhe ai të njëjtën gjë.
"E konstatova dhe une deputetja ka dhene shpjegimin se ka votuar nje here por ka percjelle fletet e votimit ne kutine e votimit."
Më pas u mësua se deputetja ishte Fatjona Dhimitri. "Bëri postieren" tha deputeti Alket Hyseni.
Ruçi kërkon votim nominal
Para se të marrë fjalën z. Stojku, njoftoj të gjithë seancën, deputetët, që të mos largohen. Në fund të debatit, duke marrë parasysh që këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një deputeteje, në emër të transparencës dhe për rëndësinë e ndryshimeve që diskutojmë, të cilat janë ndryshime kushtetuese, Sekretariati i Votimit do të bëjë votim nominal për çdo fletë votimi këtu në sallë, duke cituar emrin dhe mënyrën si ka votuar."